Ndërsa fushata elektorale po i afrohet fundit dhe dita e zgjedhjeve është afër, rezultatet e sondazhit nga Valicon tregojnë se VV vazhdon të kryesojë me 50%. Pavarësisht nëse qytetarët do të votojnë apo do të abstenojnë, VV mbetet partia politike më e preferuar. Pas VV-së, projeksionet zgjedhore tregojnë një garë të ngushtë midis PDK-së dhe LDK-së për vendin e dytë.
Në të gjitha tregjet kryesore ku është i pranishëm VALICON-i, ne publikojmë studime parazgjedhore në mënyrë transparente. Zbatojmë praktikat më të mira globale për të ofruar një pasqyrë të saktë mbi opinionin publik. Ky hulumtim financohet nga burimet e brendshme të VALICON, prandaj rezultatet janë plotësisht të pavarura dhe transparente. Që nga viti 2023, VALICON-i është i pranishëm edhe në Kosovë.
Gjetja më e rëndësishme është projeksioni i votave, i cili vlerëson rezultatin e mundshëm nëse zgjedhjet do të mbaheshin gjatë periudhës së anketimit. Ky parashikim bazohet vetëm në preferencat e të anketuarve që janë të gatshëm të votojnë dhe kanë përcaktuar partinë e tyre të preferuar. Ky nuk është një projeksion i ulëseve në parlament, pasi nuk përfshin ulëset e rezervuara për pakicat. Aktualisht, VV qëndron në 50% (me një margjinë gabimi ±3.5%).
Në përgjithësi, situata nuk ka ndryshuar shumë nga sondazhi i fundit i Valicon-it i realizuar më 10-15 janar 2025. Nga përvoja jonë në vendet tjera, diferencat në dy javët e fundit të fushatës janë zakonisht më të mëdha. Ky fakt tregon për stabilitetin e preferencave të votuesve në Kosovë.
Një efekt i zakonshëm që ndodh gjatë fundit të fushatës është se partitë opozitare fillojnë të fitojnë më shumë vota – kryesisht ato që kanë shfrytëzuar në mënyrë efektive debatet televizive. Është e rëndësishme të theksohet se Koalicioni për Familjen (3%) ka fituar më shumë votues që nga sondazhi i fundit.
Më poshtë janë paraqitur rezultatet që përfshijnë të gjithë të anketuarit, pra e gjithë mostra duke përfshirë ata që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe ata që ende nuk kanë vendosur për partinë e tyre të preferuar.
Rezultatet për popullsinë e përgjithshme reflektojnë preferencat aktuale politike dhe janë pothuajse të ngjashme. Megjithatë, numri i votuesve të pavendosur mbetet i lartë – 23%. Këta votues do të kenë një rol vendimtar për të përcaktuar nëse VV do ta arrijë shumicën e votave dhe se cila parti do të jetë e dyta, PDK-ja apo LDK-ja.
Si arritëm në këto rezultate
Anketa u zhvillua duke përdorur metodën CATSI (Computer-Assisted Telephone Self-Interviewing), një metodë optimale për hulumtimet në shkencat sociale. Ky sondazh është ndryshe nga sondazhet tradicionale zgjedhore: të anketuarit u përgjigjën përmes një fletëvotimi të simuluar, ku renditja e partive dhe pamja e sondazhit ishte e ngjashme me atë që do ta shihnin në qendrat e votimit.
Citimi i burimit
Kur citoni burimin, ju lutemi përdorni formatin e mëposhtëm të rekomanduar:
“Burimi: Sondazhi Parazgjedhor për Kosovë 2025 nga Valicon.”
###
Metodologjia e Anketës
Hulumtimi u realizua përmes metodës CATSI, një risi në Kosovë. Kjo metodë është veçanërisht efektive për hulumtime të shpejta në shkencat sociale dhe për vlerësimin e dinamikave elektorale. Procesi zhvillohet ekskluzivisht përmes pajisjeve mobile, duke siguruar që çdo i anketuar të ketë një mundësi të barabartë përzgjedhjeje – numrat e telefonit gjenerohen në mënyrë rastësore.
Përmes kombinimit të ftesave me SMS dhe thirrjeve telefonike, arritëm një normë të lartë pjesëmarrjeje prej rreth 20%. Anketa u zhvillua brenda pesë ditëve, një aspekt kyç për sondazhet parazgjedhore. Të anketuarit përgjigjen vetë përmes një pyetësori në pajisjen e tyre personale, i cili është një kopje identike e fletëvotimit, me të njëjtën renditje të partive dhe logove të tyre. Kjo metodë mundëson një simulim realist të procesit të votimit, pa ndikimin e intervistuesve.
Për më shumë detaje rreth metodës CATSI, mund ta vizitoni këtë link (përmbajtja është në anglisht): https://shorturl.at/95Lih
###
Rezultatet janë përfaqësuese për popullsinë e Kosovës të moshës 18 deri 75 vjeç, sipas gjinisë, moshës dhe rajonit.
###
Periudha e anketimit dhe madhësia e mostrës: 05-07 shkurt 2025; N=802
###
Rreth Valicon
Valicon është një nga kompanitë lider në Evropën Juglindore për konsulencë marketingu, hulumtime tregu dhe analiza të opinionit publik. Me praninë e saj edhe në Kosovë, Valicon është e specializuar në tregjet e vogla, zgjidhjet e personalizuara, metodologjitë e avancuara dhe analizën e thelluar të sjelljes së konsumatorit.
Veprimtaria kryesore e Valicon është konsulenca e bazuar në hulumtime, duke ndihmuar klientët të marrin vendime strategjike të bazuara në të dhëna të sakta dhe të besueshme. Kompania operon në të gjithë Evropën Juglindore dhe, përmes partnerëve të saj, edhe në tregje të tjera evropiane.
Më shumë informacion:
Valicon, Pristina 10000, Kosovo
+383 45 540 708 (Ardiana Makolli, CEO)
http://www.valicon.net/kosovo
@valicongroup