Valicon Kosova, partneri juaj i besueshëm është këtu!

Fuqizoni biznesin tuaj, OJQ-të dhe institucionet me Valicon Kosovën, ku ne shkojmë përtej të dhënave për të kuptuar nevojat tuaja unike dhe shtuar vlerë të vërtetë në rrugëtimin tuaj!

Ne jemi specialistë në hulumtimin e opinionit dhe marketingut me shërbim të plotë. Me seli në Slloveni dhe një pranësi të fortë në të gjitha kryeqytetet e Europës Juglindore, jemi këtu për të dëgjuar, kuptuar dhe ju ndihmuar të merrni vendime me ndikim. Kjo na bën jo vetëm ekspertë, por edhe partnerët tuaj në zhvillim.

Merrni mundësinë për të rritur ndikimin tuaj me Valicon Kosovën!

Ekspertiza jonë:

Ne jemi të njohur për:

Vlerësim i Përvojës
së Klientit (CX)

Duke përdorur vlerësimin tonë të patentuar me NPS 2.0, e fuqizuar nga inteligjenca artificiale për vlerësimin transaksional.

Menaxhimi i
Markës Strategjike

Duke përdorur mjetin tonë të zhvillimit të identitetit të markës Brand.IdentICON që përfshin LEGO Serious Play™ dhe mjetin BSIT për vlerësimin e imazhit të markës.

Optimizimi i
Komunikimit

Duke përdorur hulumtimin Neuro dhe vlerësimet standarde të fushatave Ad.DiagnostICON, si dhe planifikimin strategjik të medias duke përdorur burimet tona të brendshme.

Tendencat e
#Normalitetit të Ri

Ndjekja dhe parashikimi i trendeve të konsumatorëve.

Mjetet më moderne në treg

Paneli më i madh online


Me mbi 100,000 panelistë në komunitetin tonë online, Valicon krenohet me grupin më të gjerë të të anketuarve në rajonin e Evropës Juglindore, i cili tani është gati për tregun e Kosovës.

LEGO Serious Play™


Mjeti kryesor që rrit kreativitetin dhe përshpejton procesin e vendimarrjes. Ne kemi anëtarët më me përvojë dhe facilitatorët e certifikuar në Evropën Juglindore.

Sondazhe Me AI (Intelegjencë Artificiale)

Sistemi i parë i anketimit i mbështetur nga AI që kupton jo vetëm shqipen, por të gjitha gjuhët përkatëse të folura në rajonin

Neuro Marketing


Ne kemi qenë pionierë në fushën e Neuro marketingut që nga viti 2015. Ne kemi bazën më të madhe të të dhënave të reklamave të vlerësuara në rajon ku mund të gjeni njohuritë dhe frymëzimin për zgjidhjet tuaja krijuese.

Suksesi jonë

Çdo vit, ne kryejmë mbi 1 milion sondazhe, duke na bërë një nga agjencitë hulumtuese më të besuara dhe me përvojë në rajon. Ne bashkëpunojmë ngushtë me kompanitë më të mëdha në rajon nga çdo industri që mund të imagjinoni. Pesë shtyllat tona kryesore janë:

Sektori
i financave

Bankat, sigurimet dhe investimet;

Telekomunikim & Media

Nga rregullatorët tek shërbimet e transmetimit dhe mediat tradicionale;

Opinioni Social & Publik -

Duke punuar me organizatat më të njohura në rajon: UNDP, Unicef, Eurobarometri dhe shumë të tjera.

Shitje me pakicë dhe produkte të shpejta për konsum

Nga shitja tradicionale me pakicë te tregtia elektronike dhe markat më të mëdha.

Shërbime komunale

Sektori i energjisë duke përfshirë energjinë elektrike, postën, shpërndarjen dhe shërbimet publike;

Me një përkushtim të madh ndaj cilësisë dhe etikës, jemi krenarë që jemi anëtarë të ESOMAR dhe kemi respektuar kodin e tyre që nga fillimet tona

Të dhënat tona të suksesit flasin vetë!

Këtu janë disa deklarata nga klientët që kanë përfituar nga shërbimet e agjencisë sonë hulumtuese:

"Testimi i fushatës ishte i dobishëm për ne, pasi morëm shumë sugjerime nga pjesëmarrësit që na ndihmuan të përcaktojmë idenë finale, ndërsa gjithashtu morëm komente pozitive nga grupet e fokusit. Përmbushja e duhur e fushatës u konfirmua edhe nga rezultatet pozitive të matjes së efekteve të fushatës me Ad.Diagnosticon."

Mojca Avšič, Drejtor Ekzekutiv i Marketingut Strategjik, Mercator

"HT është një ndër kompanitë e para që ka njohur vlerat e matjeve neurofiziologjike të efikasitetit të fushatave reklamuese përmes Valicon Neuro.Diagnostic. Përveç ndihmës në tërheqjen e vëmendjes së përdoruesve dhe rritjes së efikasitetit të mesazheve në fushatat e caktuara, gjatë viteve kemi fituar njohuri shumë specifike që mund t'i aplikojmë në krijimin e fushatave të ardhshme. Është një vlerësim i njëzëri që Neuro.Diagnostics ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e atraktivitetit dhe efikasitetit të fushatave të HT në segmentin B2C dhe B2B në dy vitet e fundit. Valicon është treguar të jetë një partner i vlefshëm dhe i besueshëm për HT në fushën e kuptimit të klientit."

Ksenija Ilin, Shefe e Hulumtimit të Tregut, Telekom Croatia

"Në fillim, studimi u vlerësua si një kosto, por ne e konsiderojmë si një investim shumë të mirë. Ai sqaroi parakushtet tona dhe na ndihmoi të kuptojmë pse nuk po arrijmë rezultatet e pritura të shitjeve. Ne menjëherë implementuam optimizimet dhe rezultate pozitive që janë tashmë evidente."

Tomaž Dvorak, Drejtor Ekzekutiv, Alta

Bashkohuni me Valicon në Kosovë, dhe le të jemi partnerët tuaj në rrugën drejt suksesit në treg!

Na kontaktoni

Ardiana Makolli

Drejtoresha Ekzekutive e Valicon Kosova